Njihuni me serbin xhihadist, udhëheqësin shpirtëror të atentatorit të Berlinit

CNN ka siguruar disa dosje të hetimeve gjermane përmes të cilave është zbuluar rrjeti terrorist që ka organizuar sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

CNN ka siguruar disa dosje të hetimeve gjermane përmes të cilave është zbuluar rrjeti terrorist që ka organizuar sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Në dosjen prej 345 faqeve zbulohet se Anis Amri, i dyshuari kryesor për kryerjen e sulmit në të cilin u vranë 12 persona, ishte pjesë e një rrjeti rekrutues të ISIS-it që kishte si lider predikuesin fetar të njohur me emrin Abu Walaa nga al-Tamimi i Irakut.

Walaa që preferonte të njihej si përfaqësues i ISIS-it në Gjermani, krijoi famë në mesin e ekstremistëve islamikë në shtetin europian.

Hetuesit që kanë ndjekur rrjetin terrorist kanë thënë për CNN-in se 20 gjermanë që iu bashkuan ISIS-it, kanë pasur lidhje me rrjetin e Walaas.

Një tjetër figurë kryesore në rrjetin e Abu Walaas ishte Boban Simeonoviq, 36-vjeçari me prejardhje serbe, i cili veproi si udhëheqës shpirtëror për Amrin, sulmuesin e Berlinit, transmeton Koha.net.

Serbi Simeonoviq kishte reputacion për fanatizëm, madje edhe në rrethin e ngushtë të radikalëve.

Simeonoviq gjatë ligjëratave të tij në Gjermani kishte thanë se “ishte gjendje lufte” në shtetin gjerman dhe sulmet ishin të nevojshme, thuhej në këto dokumente të CNN-it.

Abu Walaa dhe Simeonoviq u arrestuan në nëntor, së bashku me tre figura të këtij rrjeti. Ata u akuzuan për terrorizëm.

Kur Amri po përgatitej që t’i bashkohej ISIS-it në fund të vitit 2015, Simeonoviq e stërviti së bashku me xhihadistë tjerë që ata të jenë në formë më të mirë.

Serbi tentoi që të aranzhonte largimin e Amrit përmes kontakteve që kishte në xhaminë e Hildelsheimit në Gjermani, transmeton Koha.net. Ende mbetet e paqartë përse nuk ia doli që të udhëtonte për në Siri e Irak.

Sipas këtyre dokumenteve, Amri derisa ishte në Gjermani komunikonte me radikalët tjerë përmes aplikacionit të enkriptuar Telegram.