Njihuni me ushqimet qē ju ndihmojnë të shpërtheni në shtrat

Të pasurit e një jetë seksuale të shëndetshme luan një pjesë të rëndësishme në mirëqenien e burrave. Epshi i ulët tek meshkujt është shumë më i zakonshëm se sa mund të mendohet. Ka shumë arsye pse meshkujt mund të humbasin interesin e tyre seksual ndër to dhe faktorët e thjeshta si lodhja, stresi, depresioni, medikamente të caktuara (ilaçet kundër depresionit), konsumimi i tepërt i alkoolit, marrja e paligjshme të drogës, si dhe nivelet e ulëta të testosteronit mund të luajnë një rol të konsuderueshëm. A e dini se dhe ushqimet që konsumoni gjithashtu mund të ndikojnë në rendimentin e dëshirës tuaj për të kryer marrëdhënie seksuale. Këtu janë disa ushqime të cilat do t’ju ndihmojnë të keni një jetë më të mirë seksuale.

Farat e kungullit dhe farat e lulediellit: Zinku i cili ndodhet me shumicë tek farat e kungullit dhe lulediellit, është një nga mineralet më të rëndësishme të nevojshme për të përmirësuar sasinë dhe shëndetin e spermës si dhe për të rritur nivelet e testosteronit. Farat përmbajnë gjithashtu yndyrna të shëndetshme që janë jetike për burrat si dhe shëndetin seksual të gruas. Shtoni një pjesë të vogël drithëra në mëngjes, sallatë ose në ushqime të tjera.

Mish: Viçi dhe derri përmbajnë nivele të larta të L – carnitine, një amino acid që mund t’ju ndihmojë të rrisni epshin, funksionin seksual dhe nivelet e testosteronit tek meshkujt më të vjetër në moshë. L – carnitine gjithashtu ndihmon për të përmirësuar nivelet e energjisë duke rritur djegien e triglicerideve si lëndë djegëse në trup.

Bananet: Janë një burim i shkëlqyer i vitaminave B, të nevojshme për të rritur për prodhimin e energjisë dhe për të larguar nivelin e stresit. Bananet gjithashtu përmbajnë triptofan, një amino acid i nevojshëm për prodhimin e serotoninës. Gjithashtu bananet janë të mbushura me kalium, i cili është bazik për të prodhuar hormonet seksuale, dhe për të përmirësuar shëndetin e zemrës. Bananet gjithashtu përmbajnë një enzimë të quajtur bromelain, e cila ndihmon për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe rritjen e dëshirës seksuale.

Kakao: Çokollata e papërpunuar, është gjithashtu një nxitës i njohur që është i pasur me antioksidantë të fuqishëm të quajtur fenolet, kryesor për shëndetin e zemrës. Natyrisht, një zemër e shëndetshme do të thotë një jetë të mirë seksuale. Kakao mund të ulë nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut. Kur hani çokollatë (bio) keni rritje të endofinës. Gjithashtu kakao përmban feniletilamine, një kimikat që nxit nivelet dopamine, gjë që rrit ndjenjat e dëshirës seksuale. Shtoni një lugë kakao në lëngjet që përgatisni, ose konsumoni disa copa çokollatë të errët.