Njihuni me tiparet e BMW X3 2018 (Foto)

Prodhuesi gjerman në Spartanburg prezantoi modelin e ri BMW X3 2018.

Modeli i ri posedon platformën mekanike CLAR, e njëjtë me atë që është konstruktuar seria e shtatë e BMW.

Vetura ka dimensione më të mëdha të jashtme dhe do të ndikojë në rritjen e hapësirës në kabinë dhe për bagazh, transmeton KosovaPress.

Në krye të ofertës do të jetë versioni M40i me motor që posedon 360 kuaj fuqi dhe M40d me 320 kuaj fuqi. Për herë të parë kur bëhet fjalë për modelin X3, për blerësit do të jetë në dispozicion edhe varianti ekstrem sportiv “M”.

SUV tash është i gjatë 4.722 mm, ose për 5,5 cm më shumë në krahasim me pararendësin. X3 është i gjerë 1.890 mm, që është dukshëm më shumë se sa gjenerata e dytë, derisa lartësia ka mbetur e pandryshuar – 1.676 mm.  Dallimet ndërmjet gjeneratës së dytë dhe të tretë të BMW X3 janë më të dukshme në brendësi të automjetit.

Është ndryshuar dizajni i volanit, instrumenti i tabelës dhe hapjes së ventilimit, dhe tërësisht është ndryshuar  qendra e konsollës, e cila duket më moderne me komanda të reja, si dhe ekran të ri të sistemit multimedial, i cili nuk gjendet më në tabelën komanduese, por është ndarë në krye të konsollës.

BMW X3 2018 ofron sistemin e sigurisë aktive Active Protection, i cili në rast të rrezikut në trafik – para se ajo të ndodhë – përgatit automjetin për ndeshje të mundshme ashtu që shtrëngon rripat e sigurisë, mbyll automatikisht dritaret nëse në atë rast janë të hapura.  Njëkohësisht, sistemi Frontal Collision Warning alarmon vozitësin për rrezikun nga goditja.

BMW X3 është i pajisur edhe me sisteme standarde të asistimeve: Active Cruise Control me funksionin Stop & Go, mbrojtjen Active Blind Spot, Lane Departure Warning, Daytime Pedestrian Protection, Frontal Collision Warning me funksionin City Collision Mitigation, Rear Cross Traffic Alert dhe Speed Limit Info në modelet me pajisje të navigacionit.

Në opsionin e sistemeve ndërmjet tjerash janë edhe pakoja Driving Assistant Plus me Active Lane Keeping Assistant dhe funksionet Side Collision Avoidance.

Në fillim do të ofrohen modele me motorë me benzinë dhe me dizel.

Modeli bazë benzinë është BMW X3 xDrive 30i me motor prej katër cilindrash 2.0 me 248 kuaj fuqi.  Në krye të ofertës është BMW X3 M40i me gjashtë cilindra 3.0 M, performancë TwinPower Turbo me 360 kuaj fuqi. Prej 0 deri 100 km në orë ky model i arrin për 4,8 sekondash, ndërsa shpejtësia maksimale  është e kufizuar në 250 km në orë, transmeton KosovaPress.

BMW X3 xDrive20d zhvillon 190 kuaj fuqi, ndërsa 100 km në orë i arrin për 8 sekonda, derisa BMW X3 xDrive30d disponon me 365 kuaj fuqi dhe 100 km në orë i arrin për vetëm 5,8 sekonda.  Të gjitha modelet janë të pajisura me ndërruesin automatik prej tetë shpejtësive Steptronic Sport.

Ashtu sikur deri më tash, BMW X3 do të prodhohet në SHBA, në Tenesi, së bashku me modelet X4, X5 dhe X6.  Fillimi i shitjes pritet deri kah fundi i këtij viti, pasi që X3 i ri të prezantohet për vizitorë në panairin e automobilave në Frankfurt.