Njoftim nga Komuna e Tetoves per objektet e ndertuara pa leje

 

Njoftohen të gjithë pronarët e objekteve të ndërtuara pa leje, të cilët kërkesën mbi përcaktimin statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje e kanë parashtruar në pajtim me nenin 5 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për procedim me objektet e ndërtuara pa leje (“ Gazeta zyrtare e RM” nr.44/14), dhe që në arkivin e komunës së Tetovës është evidentuar me nr.arkivor 22, se afati i dorëzimit të elaboratit gjeodezik mbi përcaktimin e gjendjes faktike u skadon me dt. 31.12.2016.
Në qoftë se parashtruesit elaboratin gjeodezik nuk e dorëzojnë përfundimisht me dt. 31.12.2016, kërkesa mbi përcaktimi e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje ne pajtim me Ligjin do t’u REFUZOHET.

Pronarëve të objekteve të ndërtuara pa leje, të cilët në pajtim me nenin 15 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për procedim me objekte të ndërtuara pa leje (“Gazeta zyrtare e RM” nr.217/15), kërkesën mbi përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje e kanë parashtruar deri në afatin 31.06.2016 dhe e cila në arkivin e komunës së Tetovës është arkivuar me numrin arkivor 23, afati i dorëzimit të elaboratit gjeodezik mbi përcaktimin e gjendjes faktike u skadon me dt.31.12.2017.

Në qoftë se këto parashtrues nuk e dorëzojnë elaboratin gjeodezik përfundimisht me dt. 31.12.2017, kërkesa mbi përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje në pajtim me Ligjin do të REFUZOHET !