NJOFTIM URGJENT- Ka humbur Xhejlane Abdullahu nga Prishtina

Prindi Qerim Abdullahu po e këkron vajzen e tij që nga dita kur kjo vazjë përfundoi mbrëmjen e maturës para një jave.

Prindi e ka sjellë edhe një aktvendim nga Qendra për punë sociale ku tregon se kjo vajzë është me aftësi të kufizuar.
Familja e Xhejlane Abdullahut deri në mars të këtij viti ka pranuar perkrahje materiale e cila është përkujdesur per fëmijën me aftësi të kufizuar, por pasi qe kjo vajzë ka arritur moshën madhore, familja janë udhezuar nga ky aktvendim që të aplikojnë për pension invalidor për të rrituri.

Qytetarë të dashur prindi i Xhejlanes ka nevojë për ndihmën tuaj që ta shpërndani këtë foto dhe me shpresën që ta gjen vajzën e tijë.