Nocionet themelore të mjekësisë janë: shëndeti dhe sëmundja.

 

 

E pabesueshme por e vërtetë! Nocionet themelore të mjekësisë janë: shëndeti dhe sëmundja. Derisa nocioni ,,sëmundje” është absolut dhe konkret, ,,shëndeti” hynë në kategorinë e nocioneve relative dhe abstrakte. Në të njejtën kohë gjatë jetës së njeriut ,,sëmundje absolute” dhe ,,shëndet absolut” nuk egziston!

Gjithënjë mes tyre egzistojnë forma të ndërlidhjeve dhe koherencave të ndryshme. Sa më i lartë të jet niveli i shëndetit, aq më i pakët janë mundësitë e ,,ndërhyrjes” së sëmundjes. Madje disa autoritete relevante, nocionin ,,sëmundje” nuk e njohin.

Ata këtë e emërtojnë me nocionin ,,çrregullim i shëndetit”. Sipas OBSH, (Organizatës Botërore të Shëndetsisë), gjendja e shëndetit, apo pengesa e sëmundjeve, mvaret 50% nga forma individuale e të jetuarit, nga e cila 80% i takon mënyrës së të ushqyerit ; faktorit gjenetik, pra atij të trashëgimisë i takon 20% të rasteve; kushteve të jashtme, pra atyre egzogjene 20%; kurse vetëm 10% të rasteve të mirëqenjes shëndetsore, mvaret nga vet institucionet shëndetsore!

Egziston një hulumtim edhe më frapant e i pabesueshëm që ka të bëje me shkaktarë të mortalitetit, (shkaktar të vdekshmërisë). Në fakt, në vendin e parë në botë shkaktar të vdekshmërisë janë sëmundjet kardio-vaskulare, ( të zemrës dhe të enëve të gjakut); vendin e dytë e zënë sëmundjet malinje, (kanceri dhe format tjera të neoplazmave) dhe vendi i tret si shkaktar të vdekshmërisë I takon vet institucioneve shëndetsore bashkë me mjekët…!

Rezultatet e një hulumtimi të këtillë, hap dilema tjera.

Një ndër to ka të bëjë me parashtrimin e pyetjes: a thua institucionet e arsimt sipror të mjekësisë duhet diç të ndërmarin në drejtim të krijimit të kuadrit? Pra athua duhet krijuar kuadër për mjekësi, pra, për ta mjekuar të sumurin, apo duhen krijuar kuadro për shëndetsi, pra, për ta ruajtur shëndetin?!

Shkruan Dr. med. Ilir G. Luma