Noizy këngë kundër Top Channel (VIDEO)

Në pjesë të ndryshme të tekstit Noizy ka “sulmuar” reperat e tjerë duke i ofenduar rëndë. “Luj k*** me kta rrepera, Pse ca? Kush foli anej Ka dera.”

Gjithashtu në një pjesë tjetër të këngës Noizy ka përmenduar edhe konfliktin me Top Channel duke theksuar se ndonëse nuk transmetojnë më muzikën e tij ai “nuk fiket baruti nëse ti i vendos flakën”. “Top channel slun muziken teme mo, O pasha zotin krejt ca thash-skom rrejt kurgjo, Sfiket barutin nese Ti ja flaken, Tani mos tvi keq Kur un ta kuq faqen,”-thuhet në tekstin e Young Boy. Nuk dihet sesi do të reagojnë ata që janë përmendur në këngën e re të reperit.