Noizy në pranga

Këngëtari i njohur Noizy (Rigers Rajku), është arrestuar nga policia e qytetit të Durrësit. Sipas burimeve të policisë, Rigers Rajku 30 vjeç, ka qenë ditën e djeshme duke ecur me makinë pa leje drejtimi.

Gjatë një kontrolli uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit, ku rezultoi se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara. Efektivët e policisë i kanë dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin, transmeton KosovaPress.

Menjëherë policët janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në polici.

Noizy do ndiqet i lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.