Noizy ‘noton’ në euro dhe ora floriri, ja shuma e çmendur që poston (Foto)

Të qënit një ndër reperat më të kërkuar dhe më të paguar, ka dhënë rezultat edhe në zerot e numrit të llogarisë së Noizyt.

Reperi jo pak herë ka bërë edhe vepra bamirësie dhe kjo nuk ndikon apsak në pasurinë e tij.

Madje ai sot na deklaroi edhe një pjesë të pasurisë. Përveç orës me diamantë që mban prej kohësh në dorë, 30 vjeçari ka rreshtuar edhe dy të tjera mbi tavolinë dhe tufa me euro.

“100 mijë euro në kyçin e dorës sime”, shkruan duke vërtetuar edhe njëherë se është reperi më i paguar në Shqipëri.