NOKIA 3310 DEL NË SHITJE KËTË MUAJ

Adhuruesit e telefonit klasik Nokia 3310, u njohën me modelin e ri të tij në shkurt, gjatë Kongresit Botërore të Celularëve në Barcelonë. Por së fundmi bëhet e ditur se ata tashmë do e kënë në dorë muajin e ardhshëm.

Një zëdhënës i kompanisë tha që kongresin e Barcelonës se telefoni do të dalë në shitje gjatë tremujorit të dytë të vitit, por pa dhënë datën e saktë. Por disa zëra thonë se shitja mund të nisë që këtë muaj me porositë e kryera më parë.

Në faqe thuhet gjithashtu se çmimi që pritet mund të jetë 48 euro deri në 70 euro. Kjo pajisje nuk do të jetë për SHBA-në.Me pamjen pak a shumë të ngjashme me paraardhësin, Nokia ka sjell modelin e ri jo me ekranin origjinal, 84×84, por me ngjyra. Megjithatë ka kapacitet interneti të kufizuar, dhe me lidhje 2.5 G, dhe do të punonte shumë ngadalë nëse përdoruesit përdorin 3G. ka vetëm një kamera me vetëm 2 megapiksel. Telefoni që ka shitur plot 126 pajisje deri në 2005, do të shitet nga kompania finlandeze, HMD Global.