Nora Aliti: BDI sfidoi krizën duke realizuar investime kapitale

Deputetja e zonës Nora Aliti tha se BDI arriti të realizojë shumë projekte kapitale, si ndërtimi i shkollave të reja, rikonstruimi i atyre ekzistuese, salla sporti, hapja e UNT-së në Shkup, Fakultetë të reja në UT…
“Kjo dëshmon sesa e madhe është BDI si nëpër masë ashtu edhe me pëmbajtje përballë sfidave. Jam besimplotë se më 11 dhjetor qytetarët do zgjedhin me mençuri.
Forca jonë politike si shqiptarë është të korespondojë me peshën tonë demografike. Dalja në këto zgjedhje do jetë edhe më masive, për t’u thënë jo politikave përçarëse, sesa për fitoren tonë as edhe oponentët tanë poltik nuk e vënë në dyshim”, ka thënë Aliti e BDI-s