Normalizohet aksi rrugor Shkup-Tetovë

Aksi rrugor Shkup-Tetovë te pika pagesore në fshatin Zhelinë është normalizuar në të dy drejtimet, thonë nga LAMM

Në këtë drejtim, komunikacioni u ndërpre prej orës 11:00 deri ora 13:00 për shkak të protestës së rreth 300 të punësuarve në kombinatin ‘Jugohrom’.

Sindikata e punëtorëve të kombinatit metalurgjik ”Jugohrom” protestën e tyre e realizoi për shkak të arsyes, ku kërkojnë rifillimin me punë të këtij kombinati.