NUHIU TAKON KADETËT E RINJ

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot, me kërkesën e tyre u takua me përfaqësuesit e kandidatëve për nëpunës policorë të cilët duhet të fillojnë me trajnim në Qendrën për trajnim të MPB-së, të cilët janë pranuar në konkursin e publikuar më 15 korrik 2016, por, siç është theksuar në kumtesën e MPB-së, nuk filluan me trajnim pasi që nuk ka përfunduar në tërësi përzgjedhja. Minstri Nuhiu u ka kumtuar kandidatëve për nëpunës policorë se është duke u punuar në përmbylljen e përzgjedhjes së kandidatëve për shpalljen e publikuar dhe se së shpejti do të fillojë edhe trajnimi i tyre.

“MPB ka nevojë për kuadër të tillë dhe prandaj jemi duke punuar në atë që trajnimi të fillojë sa më parë. Kemi dërguar kërkesë deri tek Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit të përgjigjet nëse në këtë periudhë deri në formimin e Qeverisë mund të vazhdojmë me procedurën dhe të marrim përgjigje se kemi të drejtë ta finalizojmë konkursin”, ka theksuar Nuhiu. Siç sqarojnë nga MPB në konkursin e publikuar më 15 korrik 2016 janë tre grupe të kandidatëve. Të parin e përbëjnë 432 kandidatë për të cilën është përgatitur vendim për përzgjedhje dhe me këta kandidatë është dakorduar marrëveshje për trajnimin bazë për polic – praktikant. Grupin e dytë e përbëjnë 150 kandidatë për policë-praktikantë për të cilën është bërë përzgjedhja, janë përgatitur marrëveshje për trajnim bazë, megjithatë nuk është sjellë vendim për përzgjedhje. Grupin e tretë e përbëjnë 78 kandidatë për të cilët nuk ka përfunduar procedura për përzgjedhje (gjë që nënkupton kontrolle mjekësore dhe të sigurisë) dhe vendim për përzgjedhje.

“Unë si ministër dërgova kërkesë deri te kryetari i Komisionit për zbatimin e procesit për përzgjedhje që ta përfundojë procedurën dhe ky proces pres të përfundojë së shpejti. Trajnimi do të fillojë menjëherë sapo të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme. Nuk do të lejoj në procedurë të ketë parregullsi juridike dhe në njëfarë mënyre t’u shkaktohet dëm kandidatëve për nëpunës policorë të cilët në të ardhmen duhet të jenë fuqia kryesore e MPB-së”, ka theksuar ministri Nuhiu.