NUHIU U BËN THIRRJE TË RINJËVE SHQIPTARË TË KONKUROJNË PËR POLICË TË SHTETIT

Ministria e Brendshme ditë më parë ka hapur konkurs për pranim të 500 policëve të rinj. Zv/ministri i policisë Agim Nuhiu u bën thirrje të rinjëve që të paraqiten në këtë konkurs.
Të interesuarit nga Tetova, Gostivari, Kumanova, etj. mund të konkurojnë edhe për vendet e shpallura për në Sektorin e Shkupit.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 19.08.2017 (e shtunë).
Kriteret profesionale dhe përfaqësimi i drejtë do të jenë dy kushtet kumulative që dë të respektohen edhe në këtë konkurs.