Nuhiu vizitoi hapësirat e reja të SPB Kumanovë (Foto)

Ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu vizitoi hapësirat e reja të SPB-së në Kumanovë. Qytetarët e Kumanovës shërbimet e MPB-së do t’i realizojnë në hapësirat e rinovuara.

“Punimet po finalizohen! Urdhëruam shërbimet e MPB-së që të fillojnë sa më shpejtë me investimet infrastrukturore edhe në Tetovë. Qytetarët dhe punonjësit e MPB-së meritojnë kushte më të mira infrastrukturore”, është shprehur ministri Nuhiu.