Nuk dinte të gatuante, e pabesueshme çfarë i bëri burri kësaj vajze

Shumë vajza mendojnë se kohët kanë ndryshuar dhe se sot nuk ka shumë rendësi nëse di të gatuash apo jo, pasi ekzistojnë restorantet apo ushqimet e gatshme. Por, jo të gjithë burrat e pëlqejnë këtë mënyrë jetesë, ka edhe nga ata që të kthejnë tek prindërit nëse nuk di të gatuash. E njëjta situatë ka ndodhur për një çift saudit, ku burri pas 3 javësh martesë, e ka kthyer nusen në shtëpinë e prindërve sepse zbuloi se ajo nuk dinte të gatuante.
‘Konflikti mes tyre nisi 20 ditë pas dasmës, 15 nga të cilat çifti i kaloi duke udhëtuar në Azinë Jug-Lindore për muajin e mjaltit’, thonë burime pranë tyre.
Kjo ngjarje ka ndodhur në një vend në jug të provincës së Taif, në lindje të Arabisë Saudite. Pasi e ka kthyer nusen ai u ka thënë prindërve të saj që vajza ose të mësojë brenda 20 ditëve të gatuajë ose ndryshe do heqë dorë përgjithmonë prej saj.
Por, ajo që e ka bërë situatën më të rëndë ishte fakti që gruaja e tij përveçse nuk dinte të gatuante, i kërkonte të shoqit t’i sillte në shtëpi panine me sanduiç në shtëpi.
Ndaj vajza nëse nuk doni që të dielën të martoheni dhe të hënën t’ju kthejë burri tek prindërit, bëni mirë të mësoni të gatuani!