“Nuk do të lidhesha me dikë që nuk është i pasur”

Njhuni me bukuroshen Simone Toon e cila e konsideron veten një “zonjushë të argëtimit” – dhe refuzon të heqë dorë.

25 vjeçarja nga Northamptonshire,Angli, ftohet në festa mahnitëse, shijon pushime ekzotike, blen çanta e këpucë të shtenjta dizenjuesish, të gjitha të paguara nga burra më të mëdhenj e të pasur.

Stili i jetesës së Simone – të cilin ajo e vlerëson me një kosto mujore prej 4 mijë paund në muaj – financohet nga 62 vjeçare, të cilët paguajnë për apartamentet e saj, anëtarësimin në palestër e madje dhe dy ndërhyrjeve plastike në gjoks.

“Nuk do e imagjinoja kurrë veten me një person që nuk do më trajtonte në këtë mënyrë e sdo paguante për stilin tim të jetesës. E provova dhe thjesht nuk funksionoi.Nuk do lidhesha me dikë që nuk është i pasur, nuk më tërheqin meshkujt e pasuksesshëm”- tha ajo për Daily Mail.

Simone rrallë herë zgjohet para mesditës dhe kurrë nuk gatuan një vakt vetë, por ha vetëm në restorantet më të mira të Knightsbridge dhe Mayfair.