Nuk hiqen vizat per Kosoven as ne 2017

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se Kosova rrezikon të mbetet pa liberalizim të vizave edhe në vitin 2017, në rast se nuk ratifikohet marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Këto deklarata kryeministri Mustafa i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Mustafa lidhur me këtë çështje ka propozuar që të formohet një komision i cili do të bëjë vlerësimin e territorit të Kosovës.