Nuk i çojnë fëmijët në shkollë por janë më të avansuar

Një çift britanik ka vendosur të mos i çojë fëmijët e tyre në shkollë, për një arsye jo të zakontë. Ata kanë vendosur të udhëtojnë në vende të ndryshme të botës.

Paul dhe Caroline King janë duke udhëtuar nëpër vende të ndryshme 19 muajt e fundit, ndërsa me vete kanë marrë edhe dy fëmijët e tyre 6 dhe 4 vjeçar.

Çifti thotë se djemtë janë më të avancuar se bashkëmoshatarët e tyre që shkojnë në shkollë. Ata shitën shtëpinë për 280 mijë paund dhe më pas nisën udhëtimet.

Deri më tani kanë udhëtuar në 15 vende të botës. Duke folur për Sunday Mirror 39-vjeçari King nga Cambridge, tha: “Ne kurrë nuk do të detyrojnë djemtë të shkojnë në shkollë ose të marrin një provim. Ne nuk u ngremë zërin djemve tanë, kështu që pse duhet të lejojmë një mësuese ta bëjë këtë?

Çifti u taku në vitin 2003 gjatë një udhëtimi në Kashmir dhe u vendos më pas në Gothenburg, në Suedi.  Çifti ka udhëtuar në Indi, Maldive, Malajzi, Indonezi, Borneo, Tajlandë, Laos, SHBA, Kolumbi, Spanjë, Egjipt, Itali, Çeki, etj.

3884B92D00000578-3795024-image-a-60_14741931633943884B71600000578-3795024-image-a-48_1474192992348