Nuk i pëlqeu zilja e tij e telefonit, vajza rreh shokun e klasës

Video shokuese tregon se si një vajzë sulmon shokun e tij të klasës, vetëm sepse nuk i pëlqeu zilja e tij e telefonit.
Në klip, djali qëndron i ulur në karrige duke mbajtur telefonin e tij ndërkohë që nxënësja qëndron në këmbë pranë tij.
Dyshja shihet duke folur, por tingulli i ziles së celularit të djalit duket se e acaron shumë vajzën.
Ajo e godet në fytyrë e duar, e më pas largohet – por kthehet sërish dhe e rreh prapë, ndërkohë që nxënësi nuk i kthen dorë.
“Eshtë kënga ime e marrtë dreqi!” thotë djali në fund të videos.
Sipas LiveLeak, klipi është filmuar në një shkollë të mesme në Pennsylvani.