Nuk ka koalicion mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA për zgjedhjet lokale

ashta të gjitha informatave që u plasuan së fundi nëpër mediat vendore, për Medial.mk, burime nga dy subjekte politike, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA kanë konfirmuar se përfundimisht nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion për këto zgjedhje lokale.

Edhe pse përflitej mundësia që këto dy subjekte të shkojnë me sistem “quid pro quo” nëpër shumë komuna për sa i përket përkrahjes së ndërsjellë të kandidatëve nga të dyja subjektet, si dhe për lista të përbashkëta të këshilltarëve, burime të Medial.mk konfirmojnë se të gjitha kombinimet kanë dështuar.

Nga subjekti i udhëhequr prej Ziadin Selës, thonë se nesër do të mblidhen degët e partisë për të konkretizuar kandidaturat e tyre për zgjedhjet lokale. Nga lëvizja BESA gjithashtu thonë se nuk ka gjasa për koalicionim me LR-PDSH-në, të paktën jo për rrethin e parë, njofton Medial.mk.