Nuk ka kush e mund BDI-në, në vatrën e UÇK-së

BDI ka prezantuat platformën politike dhe kandidatët për deputetë, në njësinë zgjedhore numër 6, në fshatrat Llacë dhe Vicë. Si gjithmonë Malësia e Sharrit, ka qenë e bashkuar në çdo fitore të BDI-së, dhe sonte bashkë kanë vendosur për ti thënë PO politikës së Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.
Shefi i shtabit komunal Zgjedhor i BDI-së në Tetovë Xhevat Ademi, kërkoi nga banorët e Vicës dhe Llacës, që ti mbledhin forcat për ta ruajtur votën, me qëllim që të mos humbin shqiptarët. Ai para tyre tha se BDI dhe lideri Ali Ahmeti, që para fillimit të fushatës ka kërkuar nga partitë tjera shqiptare, që të bashkohen të gjithë kundër BDI-së, duke thënë se më mirë është të humb BDI-ja le të mos humbin shqiptarët. Ai gjithashtu shtoi se BDI-ja këtë gjë e ka dëshmuar në zgjedhjet e fundit lokale, ku pas humbjes së kandidatit të saj në raundin e parë në Strugë, vet lideri i BDI-së Ali Ahmeti doli në një konferencë për media dhe kërkoi nga gjithë shqiptarët që në raundin e dytë, të votohet kandidati tjetër shqiptar, gjë e cila edhe ndodhi dhe sot Struga udhëhiqet nga kuadër shqiptar. Mes tjerash ai kërkoi nga banorët e këtyre fshatrave, që të përkrahin politikat e Ali Ahmetit, nga se më 12 dhjetor, çelësi kryesor për funksionimin e qeverisë së ardhshme do të jetë në duar të tij.
Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Resi Abdurahmani para banorëve të këtyre fshatrave, tha se Llaca dhe Vica që nga themelimi i BDI-së e deri më sot, kanë qenë mbështetës të fortë të politikës vizionare të Ali Ahmetit. Ai tha se këto zgjedhje BDI-ja ka edhe një arsye shtesë, pse të mbështetet nga këto vendbanime, ngase në listën për deputetë në njësinë zgjedhore numër 6, garon edhe deputeti i kësaj zone Bajram Rexhepi nga Sellca. Sipas tij përkushtimi dhe mbështetja e Vicës, Llacës por edhe e shumë vendbanimeve tjera, kanë qenë arsyeja e fitoreve të mëdha të BDI-së. Gjithashtu ai bëri thirje që të votohet BDI-ja, me qëllim që të mos humbin votat tek partitë e vogla, të cilat janë paraqitur në skenë, vetëm për të dëmtuar votën shqiptare.
Kryesuesi i Këshillit Komunal të Tetovës, Hisen Xhemaili para banorëve të kësaj ane, tha se BDI-ja është e vetmja parti shqiptare që ka bërë investime në Malësinë e Tetovës. Ai tha se këto zgjedhje, përveç rëndësisë që kanë në nivel qendror, janë shumë të rëndësishme edhe në nivel lokal, nga se me BDI-në në pushtet, investohet edhe në zonat rurale. Ai tha se në buxhetin e Komunës së Tetovës, për vitin 2017 janë paraparë mjete për realizimin e disa projekteve në fshatrat e Malësisë së Sharrit.
Zv.Ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, u shpreh se Bashkimi Demokratik për Integrim është e vetmja derë e hapur, ku qytetari shqiptar mund të gjejë mbështetje. Ai tha se BDI-ja vite me radhë e ka dëshmuar, se është e vetmja parti shqiptare që ka avancuar pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, në të gjitha nivelet e shoqërisë. Poashtu shtoi se BDI-ja është e vetmja parti politike shqiptare, që u ka dhënë mundësinë të rinjve, që të udhëheqin me institucionet e vendit.