Nuk ka më asnjë biletë për ndeshjen Shqipëri-Spanjë

Nuk ka më asnjë biletë për ndeshjen Shqipëri-Spanjë

Nëntë ditë përpara ndeshjes me Spanjën nuk ka asnjë biletë në shitje. Diçka e tillë është e kuptueshme, duke ditur që në “Loro Boriçi” kundërshtari i radhës për kuqezinjtë do të jetë skuadra kampione e Europës dhe e botës. Këtë gjë, gazeta “Panorama Sport” e ka konfirmuar nga njëri prej drejtuesve të institucionit të futbollit në vend.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, shkurtimisht për gazetën ka deklaruar: “Për ndeshjen me Spanjën nuk ka më asnjë biletë në shitje”.