“Nuk kam menduar asnjëherë se do t’i thyejë rekordet e Raul e Di Stefano”

Cristiano Ronaldo është zgjedhur lojtari më i mirë në Ligën e Kampionëve për edicionin që lamë pas.

Portugezi shënoi 16 gola gjatë kësaj gare, derisa shënoi edhe në finale golin vendimtar nga penalltitë, për të fituar ‘La Undeciman’.

Ronaldo mori këtë çmim nga votuesit e Marca dhe La Gazzetta dello Sport. Ai gjatë ceremonisë, foli për shumë gjëra, në veçanti për legjendat e Real Madridit, Di Stefano dhe Raul Gonzales, të cilët i ka lënë prapa sa i përket rekordeve me klubin spanjoll.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do t’i arrijë këto shifra”, tha fillimisht Ronaldo, pasi mori çmimin nga Marca.

“E di se Real Madridi është klubi më i madh në botë, por nuk kam pritur se do t’i thyejë rekordet e Raul e Di Stefano”, shtoi ai.

“Unë dua të vazhdoj të punoj dhe të shkruaj histori me klubin më të madh në botë”, përfundoi CR7. /Express/