Nuk keni për ta besuar çfarë pritet të ndodhë orën natën e ndërrimit të viteve

Mos e besoni po deshët, por minutës së fundit të 31 dhjetorit do t’i shtohet një sekondë. Kjo do të ndodhë për kompensimin e lëvizjeve të Tokës, ndërsa në natën e ndërrimit të viteve numërimi i sekondave do të bëhet në këtë mënyrë:

23:59’:58’’;

23:59’:59’’;

23:59’:60’’;

00:00’:00’’.

Pra, do të ketë një sekondë shtesë, e cila është thelbësore në mbajtjen në sinkronizim të orëve në Tokë me “kohën diellore,” në mënyrë që ditët dhe netët të përputhen me dritën dhe errësirën.

Koha në Tokë matet duke përdorur orë atomike dhe duhet të rregullohet që të mbajë ritmin me orbitat e Tokës.

Planetit tonë i duhen mbi 86,400 sekonda për një rrotullim 360 gradë, por planeti Tokë lëkundet në akset e tij dhe ndikohet nga tërheqja e Diellit, Hënës dhe zbaticat, që nënkuptojnë se del jashtë ciklit me Orën Atomike Ndërkombëtare.

Ora e Koordinuar Universale, që prej viteve ’70, është caktuar si standardi universal dhe që dikton se sa është ora në çdo zonë kohore në planet.

Shkencëtarët i lejojnë këto luhatje duke shtuar sekonda çdo një vit e gjysmë për ta mbajtur Orën e Koordinuar Universale, të sinkronizuar me konceptin tradicional të kohës