“Nuk mund të dal me ty”, vajza ‘hidhet në sulm’ kur mëson pasurinë e djalit me karrocë (VIDEO)

Djali që shihni në video thjesht ka dashur të tregojë interesin që kanë femrat ndaj meshkujve që janë në gjendje të mirë ekonomike. Dhe sjellja e kësaj vajze e provon më së miri.

I ulur në një karrocë me rrota, ai i afrohet vajzës dhe teksa hyn në muhabet, i kërkon numrin e telefonit, por ajo e refuzon.

Më pas vjen avokati i tij që i thotë se ka fituar një shumë të konsiderueshme në gjyqin me kompaninë që punonte, për shkak se në të i ka ndodhur një aksident që e ka lënë në karrocë me rrota.

Sapo dëgjon shumën, vajza interesohet për djalin dhe i jep numrin e telefonit, por djali në fund i thotë se nuk mendon që ajo është femra me të cilën ai mund të dalë.