Nuk përdori antidjersë për 1 vit dhe ja rezultati

Një vajzë mjaft e njohur në Youtube realizoi një video duke shpjeguar se ajo nuk përdor antidjersë prej më shumë se një viti dhe këmbëngul që nuk mban erë të keqe.

Elyse Brautigam, 22 vjeçe, thotë se hoqi dorë nga përdorimi i deodorantit pasi kishte frikë se mund të shkaktonte kancer në gjoks.

Ajo nuk përdor asnjëlloj antidjerse që prej Tetorit 2015 dhe e shpjegon faktin që nuk mban erë me llojin e dietës ushqimore që ajo mban.

Elyse shprehet se qëkur ndërroi dietë hormone e saj kanë gjetur ekuilibrin.