Nuk pritej, futbollisti shqiptar mbyll marrëveshjen me gjigantët italianë

Kur kanë ngelur edhe dy ditë nga fundi i merkatos, mediat britanike raportojnë se Shkodran Mustafi ka mbyllur marrëveshjen dhe brenda 24 orëve do transferohet tek Interi.

Mbrëmjen e djeshme“Nerazzurët” u takuan me mbrojtësin shqiptar dhe arritën marrëveshjen e transferimit në formë huazimi me të drejtë blerje sezonin e ardhshëm, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Sipas tabloidit britanik, lojtari i përfaqësueses së Gjermanisë ka rënë dakord me kushtet e kontratës ndërsa paga e lojtarit do të paguhet për 12 muaj nga “Nerazzurët”.

Klubi italian do të paguajë pagën e lojtarit e cila përllogaritet 90 mijë euro në javë. Arsenali pritet ta shesë Mustafin verën e ardhshme për një tarifë me vlerë 25-30 milionë sterlina.