Nuk pritej! Soni Malaj ka dashur të heqë dorë nga muzika…

Ka pak javë që këngëtarja Soni Malaj ka publikuar klipin e saj më të ri “Pa ty”.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në të cilin është shprehur rreth këtyre projekteve dhe gjithashtu për faktin se ka ekzistuar një periudhë kur ka dashur ta lërë muzikën.

“Showbizi ka shumë bërryla, nëse nuk i vendos vetes pikësynime dhe t’i qëndrosh besnike parimeve të tua, nuk mbijeton dot. Kur je totalisht vetëm dhe janë personat e tu të afërt që t’i krijojnë bërrylat…” ,-është shprehur këngëtarja e njohur shqiptare.