Nuk psuhon së qari deri sa përqafon motrën e vogël

Një fëmijë qaraman e që grindet nuk është pikërisht ajo që kërkon çdo nënë të përballet, sidomos kur zemërimi është i pashpjegueshëm.

Megjithatë, kjo mama nga Florida ka ndarë momentin e adhurueshëm kur vajza e saj  e mërzitur pushon së qari brenda pak sekondave me përqafimin e ngrohtë të motrës së saj të vogël.

Klipi tregon se si Ellia vrapon duke qarë në shtëpi, por qetësohet kur përkedhel Tess-ën, vetëm disa muajshe.

Kur mamaja e pyet nëse motra e vogël e bën të lumtur, ajo përgjigjet: “E dua shumë. E dua shumë”.

Video e publikuar në Youtube nga Esther Anderson ka marrë më shumë se 400 mijë klikime.

4634576467