Numri i kafshëve të egra ka rënë me 58% në 40 vjet

Popullata globale e kafshëve të egra ka rënë me 58% që nga viti 1970, tregon një raport.

Vlerësimi i The Living Planet nga Shoqata Zoologjike e Londrës, ka thënë se nëse trendi vazhdon me këtë rënie, në vitin 2020 do të jemi në krizë kafshësh të egra.

Kafshët që jetojnë në liqene dhe lumenj po vuajnë humbje të mëdhha.

Aktiviteti njerëzor, duke përfshirë dhe humbjen e habitatit, tregtia e kafshëve të egra, ndotja dhe ndryshimet klimatike kanë kontribuar në rënie.

“Është e qartë që do të vazhdojmë të shohime rënie në popullsinë e kafshëve të egra. Por besoj se kemi arritur në një pikë ku nuk kemi justifikime për këtë situatë, duhet të reagojmë menjëherë,” thotë dr. Mike Barret.

“Ne i dimë se kush janë shkaqet dhe nuk mund të lejojmë më impakt negativ të njerëzve në natyrë apo kafshët e egra. Është një veprim i ulët nga ne si njerëz”.