Nuredini: Bashkohu, triumfoni mbi BDI-në e kriminalizuar

AZBI NUREDINI

Mësoni nga e kaluara e dhimbshme, që të arrihen ndryshimet e nevojshme!
subjektet e reja politike të bashkohen rreth një marrveshje për kolalicionim në zgjedhjet lokale të këtij viti, mos të përsërisin gabimin e zgjedhjeve parlamentare çmimin e këtij gabimi po e paguajmë gjith ne bashkë, nuk pranuan bashkpunim në zgjedhjet parlamentare të 11dhjetorit 2016 duke e ditur qartazi se të ndara në garë zgjedhore nuk do e fitojnë BDI-në, e lanë faktor politik, po të kishin dal me një listë të vetme BDI sot do ishte histori dhe ne nuk do i kishim gjitha këto telashe nga “analizat e thella dhe të gjithanshme” të BDI-së.
Sot është më se e nevojshme që Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët të krijojnë një marrveshje për të garuar të bashkuar në zgjedhjet lokale, sepse vetëm kështu mund të ndodhë ndryshimi i udhëheqjeve kriminale në komunat shqiptare dhe kështu do të shkoj në histori klika e kriminalizuar e pushtetit të BDI-së, e cila po vuan nga kriminalizimi i skajshëm dhe në mungesë të vizionit për qeverisje në vazhdimsi po vret edhe funksionarët e vet!
Nuk do të ketë asnjë justifikim para popullit për këta parti politike nëse shkojnë në zgjedhjet lokale të ndara, sepse askujt nga ne nuk i interesojnë kapriciot personale të udhëheqësve partiak apo ambiciet e “sherifave” lokal të partive tuaja të cilët për hesape të veta karrieriste mund të jenë pengesë e bashkimit të forcave politike dhe çmimin e këtij dështimi eventual të vazhdojmë ta paguajmë gjith ne që ngremë zërin kundër kësaj të keqe bashkë me popullin opozitar i cili për nga bindja është shumicë absolute në raport me mbështetësit e pushtetit, e them këtë publikisht në kohë që të ndodh bashkëpunimi mes jush që të mos përçahet vota kundër BDI-së, sepse ndaras përçahet vota kundër BDI-së, epilogu dihet qart vota e tyre mbetet bllok dhe shumicën e komunave shqiptare e fiton prap BDI.
Tashmë dihet se çmimin e gabimit tuaj të zgjedhjeve parlamentare e pagujmë gjith ne që jemi kundër të keqes, por ndodhi që më 27 prill kjo e keqe nuk u ngop vetëm me ne ata u vërsulën edhe mbi kokat e deputetëve dhe liderëve partiak që për fat të mir tuajin dhe tonin këto ngjarje nuk përfunduan tragjikisht.
Nga ngjarja e fundit terroriste dhe nga disa bashkëveprime të BDI-së me VMRO-në në institucione duhet nxjerr përfundimin se në një tabor me të keqen nuk duhet ulur sa do që momentet të detyrojnë sepse kanë thënë UJKU QIMEN E NDËRON POR HUJIN NUK E HARRON!