Nusja e Kosovës në listën e medieve ndërkombët

“My Modern Met” ka publikuar një shkrim, ku tregon veshjet e dasmave në më shumë së 20 vende të botës, kurse në mesin e tyre është edhe Kosova, ku shihet një fotografi e realizuar nga Faton Ademi, në të cilën shihet një nuse kosovare

“Më parë goranët në Kosovë, të cilët i takojnë besimit myslimanë, kanë kaluar javë të tëra duke festuar dasmën, tani ato zgjasin vetëm rreth tri ditë. Kurse në atë kohë kishte edhe festime të ndryshme tradicionale të lidhura me identitetin etnik të këtij populli”, është shkruar në përshkrimin bërë për Kosovë