Nxënësit e Shkupit sulmojnë me thika nxënësit e Tetovës në Kodrën e Diellit

Disa nxënës të shkollave të Shkupit i kanë sulmuar nxënësit e Tetovës me thika.

Siç mëson portali TetovaSot disa nxënës nga Shkupi me thika kanë sulmuar nxënësit e shkollës fillore të Tetovës, ku më pas i kanë goditur me shkelma dhe grushte në vende të ndryshme.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po hetohet rasti në fjalë.

Nuk raportohet ende për ndonjë nxënës të lënduar rëndë