Nxënësit mirëpresin shfuqizimin e testimit ekstern

Shfuqizimi i testimit ekstern i dha fund ankthit pesëvjeçar të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se “Me miratimin e ndryshimeve të Ligjit për arsim fillor, të mesëm dhe për arsimtarët në shkollat fillore është hequr testimi ekstern dhe nuk do të zbatohet”. Gjatë vizitës që Alsat-M bëri nëpër disa shkolla fillore, nxënësit sa nuk fluturonin nga gëzimi. Këtë gëzim e ndanin edhe prindërit e tyre.

Ne jemi shumë të lumtur për heqjen e testimit esktern sepse ka ndikuar në mesataren tonë, nëse i kemi pas të gjitha pesa ato kanë fiku keq te ne dhe jemi shumë të lumtur”

“Jemi të gëzuar për heqjen e testimit ekstern, nuk ishte i nevojshëm dhe kishte shumë gabime”.

“Unë heqjen e testimit ekstern e vlerësoj shumë mirë dhe jemi shumë të gëzuar”.

“Për mua nuk ishte mirë, nuk mundet ai që ka mësuar gjithë ato vite të kthehet dhe ta bëj testin ekstrën”.

Atmosferë gëzimi kishte edhe në shkollat e mesme. Këtë vendim të Qeverisë së re e mirëpritën edhe profesorët.

“Normalisht që e pranuam të mirëseardhur, jo vetëm për ne por për të gjithë mësimdhënësit që janë në Maqedionisë por edhe mund të themi edhe për nxënësit pa mëdyshje, se vlerësimi e dimë se si ishte. Si mundet në dëftesë të shkruhen nota të dobëta. Unë nuk e di si mund të del ajo notë mesatare edhe për atë ka qenë ai vlerësim i gabuar”, u shpreh Burim Aliu, profesor.

“Jemi shumë të kënaqur që e kanë heq testimin ekstern, tash profesorët na vlerësojnë më mirë”.

“Mendoj që ka qenë një ide e mirë për tu heq testimi ekstern sepse ajo nuk ka qenë e nevojshme për ne. Gjatë një viti shkollor testohemi rregullisht nga profesorët dhe që ne testohemi për një orë për gjithë atë që kemi mësuar gjatë një viti, ajo ka qenë diçka e kot sepse nuk mund të na vlerësojnë për një orë”.

Kuvendi i Maqedonisë gjatë pasditës së djeshme miratoi ndryshimet e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm me 64 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”. Ndryshimet e ligjeve, siç theksohet nga Ministria, janë publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” dhe hynë në fuqi që në momentin e publikimit të tyre.

Melihate Rustemi