Obama: Fati i SHBA-së dhe i botës është në rrezik

Presidenti Barack Obama u ka bërë thirrje demokratëve të të gjitha përkatësive etnike të votojnë për Hillary Clinton, duke paralajmëruar se fati i republikës amerikane dhe i botës është në rrezik.
Ai tha se kundërshtari i Hillary-t, Donald Trump ishte një kërcënim për të fituar të drejtat civile. Presidenti Obama foli gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut.
Trump nga ana e tij tha se Obama duhet të ndalonte së bëri fushatë për Zonjën Clinton dhe të fokusohej në drejtimin e vendit edhe në këto ditë të mbetura.
“Në fund të fundit, askush nuk dëshiron të shohë Obamën të drejtojë edhe për 4 vite të tjera,” u tha ai mbështetësve në Florida.
“Fati i republikës qëndron mbi supet tuaja,” tha Obama në një shtet kyç si Karolina e Veriut.
“Fati i botës varet nga ju, dhe duhet të siguroheni që do ta çoni në drejtimin e duhur”.