Obama: Nëse nuk dilni në zgjedhje, keni votuar për Trump-in

Presidenti amerikan Barack Obama ka kërkuar nga votuesit në SHBA që ta mbështesin hyrjen në Shtëpinë e Bardhë të kandidates Hillary Clinton.

Ai ka paralajmëruar se mos dalja në zgjedhjet e 8 nëntorit do të jetë mbështetje për kandidatin republikan Donald Trump.

AFP transmeton se Obama e ka karakterizuar si “jo të kualifikuar” për punën që e bën presidenti i SHBA-ve.

“Nëse nuk dilni në zgjedhje, keni votuar për Trump-in”, ka thënë Obama.