Obama: Po të isha gjerman do e kisha rizgjedhur Merkelin

Barack Obama gjatë konferencës ku po merr pjesë edhe kancelarja Angela Merkel, mori një pyetje mjaft interesante.

Njëri nga të pranishmit e pyetën nëse do ta kishte votuar Angela Merkel në rizgjedhjet për postin e kancelares gjermane, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Obama pati një përgjigje mjaft të qartë për këtë. Ai tha se e mbështetë kancelarën Merkel, duke thënë se është falë saj Gjermania ka arritur të luftojë në shumë sfida, duke përmendur edhe luftën kundër terrorizmit.

“Krejt çka mund të them për kancelaren Merkel është se ka krijuar lidhje partneriteti të shquara në mes të dy vendeve”, tha Obama duke shtuar se nëse do të ishte gjerman me të drejtë vote, ai ndoshta do ta kishte votuar atë, “nuk e di nëse kjo dhemb apo ndihmon”, vazhdoi Obama./GazetaExpress/