Obama pret në Shtëpinë e Bardhë 6-vjeçarin shqiptar

Presidenti Barack Obama vendosi t’i bëjë një ftesë në Shtëpinë e Bardhë.
Aleksit, fëmijës 6-vjeçar, djalin e dy prindërve shqiptarë i cili i shkroi letër presidentit amerikan Barack Obamës që të kujdesej për djalin e plagosur sirian, fotot e të cilit bënë bujë në të gjithë botën.
Sëbashku me prindërit dhe motrën, Aleksi u takua me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Je treguar shumë i sjellshëm me atë që ke thënë, dhe shpresoj që shumë të tjerë të kenë të njëjtat mendime si ty,” i tha Obama Aleksit në Zyrën Ovale.
Letrën e Aleksit, presidenti Obama e lexoi edhe në një samit të mbledhur në Nju Jork.

Letra e plotë e Aleksit drejtuar Obama-s muaj më parë:
I dashur Presidenti Obama
E mbani mend djalin që u mor nga ambulanca në Siri? A mundesh ta marrësh dhe ta sjellësh në shtëpinë tonë…dhe ne do ta presim me lule, flamuj e tullumbace.
Do t’i japim një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë. Motra ime Catherine, do të grumbullojë flutura për të.
Në shkollë kam një shok nga Siria që quhet Omar dhe do t’ja prezantoj atij. Kështu mund të luajmë të gjithë sëbashku. Do ta ftojmë në festat e ditëlindjeve dhe do mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Ashtu siç bëmë me një shok nga Japonia. Të lutem thuaji atij se vëllai i tij do të jetë Alex, që është një djalë shumë i sjellshëm. Nëse nuk ka lodra, do t’i japim tonat. Do të ndaj dhe biçikletën time me të, dhe do ta mësoj si t’i japë. Do t’i mësoj mbledhjen dhe zbritjen në matematikë. Ai do mund t’i mbajë erë edhe pinguinit të Katerinës, e cila nuk lë asnjë ta preki.
Faleminderit shumë. Me zorr pres që të vish!
Alex