Oda ekonomike e Maqedonisë e shënon 95 vjetorin e punës

Oda Ekonomike e Maqedonisë sot shënon jubileun, 95 vjet nga organizimi i odës dhe punës në Republikën e Maqedonisë. Me këtë rast, organizon tryezë të rrumbullakët me temë “Pozicioni i vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare – avantazhe dhe mungesa”.

Në tryezën e rrumbullakët do të marrin pjesë biznesmenët më të suksesshëm të rajonit, si dhe burrështetas të theksuar, profesorë dhe hulumtues, mes të cilëve edhe Milo Gjukanoviq, Stjepan Mesiq, Vladimir Gligorov.

Të ftuar do të jenë Aleksandar Vllahoviq, organizator kryesor i forumit të biznesit në Kopaonik, Miodrag Kostiq, kryetar i “MK Grup” – Beograd, Branko Rogliq, pronar i “Orbiko” – Zagreb, Xhemal Inaishvili, kryetar i Konfederatës së odave tregtare-industriale aziatiko-pacifike dhe anëtar i Këshillit të përgjithshëm të Federatës së odave botërore, kryetarët e odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, Svetozar Janevski, Koço Angjushev, Gligor Bishev dhe përfaqësues tjerë me renome nga shkenca dhe biznesi nga vendi dhe jashtë.