OEMVP hap kapitull të ri – bëhet pjesë e familjes USAID

Me fillimin e implementimit të projektit BRIDGE – Përmirësimi i rregullativës biznesore përmes dialogut dhe bashkëpunimit,  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore hap një kapitull të ri dhe bëhet pjesë e familjes USAID. Ky projekt i financuar nga USAID,  realizohet në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë, MASIT dhe EPI CENTAR.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore aktivitetet e saja kryesisht do t’i  fokusoјë në angazhimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme  nga të gjitha rajonet gjeografike në Maqedoni, duke përfshirë këtu rajonin e Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Gostivarit dhe Manastirit.

Ky projekt është në përputhje me përcaktimin e parë strategjk të Odës për zbatimin e drejtë të ligjit. Projekti BRIDGE është gjithëpërfshirës, por me theks të veçantë në sektorin e bujqësisë, tekstilit, IT-së dhe ndërtimtarisë, si sektorë kyç që ndikojnë në rritjen ekonomike të Maqedonisë.

Qëllimi kryesor i projektit është që të përmirësohet dhe përshtatet rregullativa ligjore për NVM-të bazuar në kërkesat e tyre përmes ngrritjes së vetëdijes së gjithë pjesëmarrësve, duke ofruar zgjidhje të shpejtë se si të përshtaten me ndryshimin e rregullativës ligjore, relevante për të bërë biznes.

Çdo aktivitet do të zbatohet me kontribut të rëndësishëm të odave ekonomike  dhe përmes bashkëpunimit të gjerë në mes të të gjitha palëve të përfshira. Qasja për arritjen e këtij objektivi do të jetë e fokusuar edhe në përmirësimin e kapaciteteve të sipërmarrësve për të kuptuar dhe për të qenë në përputhje me rregullativat  e fundit, si dhe për të arritur rezultate pozitive përmes ngritjes së kapaciteteve të odave.

Gjithashtu, si një ndër objektivat e projektit është edhe krijimi i një platforme për komunikim midis aktorëve (organizatat e biznesit, odat, përfaqësues të qeverisë, etj)  përmes një sërë masash bazuar në përgatitjen e raportit të vlerësimit dhe në përputhje me vizionin e planit të përgatitur nga ana e zbatuesve të projektit.

Implementimi i projektit ka filluar në Tetor të këtij viti dhe do të zgjasë katër vjet, deri në Tetor të vitit 2020.