OEMVP në konferencën e shtatë me rradhë të “Inventa il risparmio”

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në Piedmont të Italisë morri pjesë në konferencën e shtatë me rradhë të  “Inventa il risparmio”, e cila ishte një mundësi e shkëlqyer për zgjerimin e kontakteve afariste, zhvillimin dhe fitimin e njohurive të reja, këmbimin e përvojave dhe vendosjen e bashkëpunimeve të reja.

Në kuadër të kësaj konference u zhvilluan edhe takime me bankat, fondet dhe shoqëritë e ndryshme investive, duke përfshirë këtu edhe kompanitë e mëdha si Merlo Group, të cilat kanë interes të investojnë në Maqedoni.  Gjatë takimeve u informuan me punën që bën OEMVP për të lehtësuar procesin e investimeve në vend dhe u përmendën reformat apo avantazhet tjera të cilat ofron vendi ynë për investitorët e huaj.

Gjithashtu, u vizituan edhe vreshtat dhe fabrikat e prodhimit të verave, duke u njohur nga afër me teknologjinë e prodhimit të verës italiane. Më pas, agjenda e vizitës vijoi me takimet me kryetarët e komunave të Fossano dhe Bra – Cuneo, takime këto që duhet të rezultojnë në bashkëpunim konkret në mes dy vendeve.

image-0-02-05-4e76637335854613174e344ad84348faa9a35535ce3ece3a5b98984241e8cfb0-v

image-0-02-05-6fd448586f609b2be7920ffeaa921f915745c76e3a761c8def8e0b567eaa565d-v

image-0-02-05-8426c4e664a39897410784416cbca1eb2add73db50b55e4f725d915b36c80764-v