OEMVP në Konferencën Rajonale për Rregullativë dhe Konkurrencë më të mirë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot dhe nesër do të jetë pjesë e Konferencës Rajonale për Rregullativë dhe konkurrencë më të mirë, e cila organizohet në Beograd nga ReSPA (Regional School of Public Administration)  në bashkëpunim me Këshillin për Bashkëpunim  Rajonal (RCC) dhe USAID.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare, akademikë dhe studiues, profesionistë, përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe donatorë të interesuar për një rregullativë më të mirë dhe përmirësimin e klimës së biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Temat të cilat do të diskutohen gjatë kësaj konference janë: rregullativa më të mira në drejtim të anëtarësimit në Unionin Evropian, rregullativa më të mira në Ballkanin Perëndimor, konsultime në procesin legjislativ dhe konkurrencë më të mirë.