OEMVP: Sipërmarrësia si mundësi e fuqizimit të gruas në zonat rurale

20 Tetor 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) organizoi konferencën me temë: “Sipërmarrësia si mundësi e fuqizimit të gruas në zonat rurale”, me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas rurale (15 Tetor) dhe kishte për qëllim vënien në pah të rëndësisë së sipërmarrësisë së gruas si mundësi për fuqizimin ekonomik të saj, e cila është e rëndësishme jo vetëm për mirëqenien e individëve, familjes dhe shoqërisë, por gjithashtu edhe për produktivitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit tonë.

Gratë në përgjithësi, por edhe gruaja rurale në veçanti kanë dëshmuar dhe vazhdojnë të dëshmojnë që mund të ia dalin. Shembull i mirë për këtë është edhe Grupacioni i Gruas Afariste (GGA) që funksionon në kuadër të OEMVP-së, të cilat gjatë konferencës ndanë përvojat dhe mënyrat se si mund të përmirësohet roli i grave.

OEMVP në strategjine e saj për vitin 2016-2019 ka vënë në fokus nxitjen e sipërmarrësisë së grave dhe në vazhdimësi mundohemi të mbyllim hapësirën e cila akoma ekziston në mes grave dhe burimeve financiare, në mes të potencialit të grave dhe rolit të pritshëm të tyre nga shoqëria, duke ndërmarrë iniciativa të reja dhe duke promovuar çështjen e fuqizimit të grave. Konkretisht, për të dëshmuar këtë, OEMVP në Këshillin Drejtues të saj, ka të përfshira tre gra sipërmarrëse, që marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes në Odë. – tha Nebi Hoxha kryetari i OEMVP-së.

Me dëshirë, vullnet dhe punë arrihet suksesi, për këtë arsye asnjë grua nuk duhet lënë potencialin e saj, idetë dhe dëshirat në margjinat e së kaluarës por duhet shfrytëzuar mirë pa marrë parasysh nëse ajo është një grua nga një mjedis urban ose rural. – tha Gëzime Fejzi, Kryetare e GGA-së.

Mbi rëndësinë e arsimimit si mundësi për zhvillim të aftësive sipërmarrëse foli Izet Zeqiri, Dekan i fakultetit të Ekonomisë pranë UEJL, kurse për barabarësinë gjinore në krijimin e politikave dhe procesin e vendimmarrjes prezantoi Besa Kadriu, asistent Doktorant në fakultetin e Administratës Publike dhe Shkencat Politike.

Kristina Haxhi Vasileva, Drejtor Ekzekutiv i Konsalting për Zhvillim Strategjik prezantoi përvojat nga implementimi i programeve për përkrahje të sipërmarrësisë së grave nga zonat rurale.

Një storje suksesi, një biznes që nisi nga pasioni, ishte biznesi i Valdeta Hajdari Kasapi, një gazetare, dizajnere dhe përfaqësuese e OJQ të grave “Ajo”

Në konferencë morrën pjesë edhe përfaqësues tjerë të sektorit të biznesit, të institucioneve të ndryshme, përfaqësues të OJQ-ve dhe studentë.

img_4292

img_4312

img_4048

img_4053

img_4069

img_4088

img_4090

img_4143