OEMVP Trajnim për organizatat joqeveritare nga Kërçova dhe Dibra

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Fondacionin Albiz në kuadër të projektit Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit, projekt ky i financuar nga Unioni Evropian, dje dhe sot realizuan trajnimin dy ditorë cili u mbajt në hotel Mirazh në Strugë.

Në trajnim u diskutuan temat që kanë të bëjnë me mobilizimin e mjeteve nga biznes sektori, avokimi dhe lobimi i mjeteve si dhe komunikimin efektiv. Qëllimi i trajnimit ishte që  20 OJQ-të prezente të përfitojnë aftësi nga këto fusha dhe si rezultat nga ky trajnim në të ardhmen të kenë më të lehtë procesin e mobilizimit të mjeteve për realizimin e projekteve të tyre si dhe të kenë komunikim efektiv për të përcjellë mesazhin deri tek sektori i biznesit e më pas edhe ndaj publikut më të gjerë dhe grupet qëllimore.
Nevoja e OJQ-ve për të mobilizuar mjete nga sektori i biznesit është e paevitueshme, sepse në këtë mënyrë ata arrijnë deri tek diverzifikimi i burimeve të financimit, ulet rreziku dhe ngritet qëndrueshmëria e tyre.
OJQ-të duhet të kenë strategji sepse strategjia është qasja drejt realizimit të qëllimeve dhe të përcaktojnë se çfarë metoda do të përdorin për të implementuar strategjinë e tyre të komunikimit deri tek donatorët, krijuesit e politikave dhe publiku më i gjerë.

Trajnimi i njëjtë do të mbahet edhe në Tetovë me përfaqësues të OJQ-ve nga qyteti i Shkupit, me të cilin edhe përfundon ky aktivitet.

image-0-02-05-94826a634ac09c4134a4d6987b2a08d2324ece43b9a08446e7c56569d9936791-v