Ohër, vdes basketbollisti amerikan në stërvitje

Basketbollisti 26 vjeçar nga SHBA, Mur Kamerun, i cili duhej të ishte përforcimi ri i skuadrës së basketbollit “Ohrid” , ndërroi jetë gjatë stërvitjeve. Skuadrat e ndihmës së shpejtë në Ohër , pas arritjes në palestrën e sportit “Biljanini Izvori” në Ohër, kanë konstatuar vdekjen e basketbollistit amerikan. Sipas informative të fundit nuk ka indikacione për dhunë dhe se bëhet fjalë për vdekje natyrore. Nga skuadra e Ligës së Parë, Klubi i basketbollit “Ohrid” shfaqin indinjatë për vdekjen e basketbollistit amerikan, ndërsa me qëndrim zyrtar do të dalin vetëm pasi të kryhet obduksioni zyrtar.

Alsat-M