Ohri lider i shpërnguljeve të paraqitura në mes viteve 2007 dhe 2015

Ohri lider i shpërnguljeve të paraqitura në mes viteve 2007 dhe 2015

Imigracioni dhe emigracioni, përkatësisht migrimi dhe shpërngulja janë dukuri të cilat kanë ndikim të rëndësishëm mbi jetën shoqërore dhe planifikimin e politikës sociale. Komunat të cilat kanë më pak mundësi dhe perspektivë kanë numër më të madh të qytetarëve që shpërngulen, më së shumti në qytete më të mëdha në kërkesë të jetesës më të mirë.

 

Në listën e komunave sipas numrit të banorëve të paraqitur që janë shpërngulur jashtë kufirit të Republikës së Maqedonisë kryeson Ohri (4.431), ndërsa vijojnë Tetova (589) dhe Debarca (494). Numri i personave të shpërngulur të paraqitur nga këto tri komuna është 71% nga numri i përgjithshëm i personave të paraqitur të shpërngulur nga Republika e Maqedonisë, në periudhën e sipërpërmendur (7.688).

 

Ohri mban edhe rekordin sipas numrit më të madhë të shpërnguljeve të paraqitura në një vit. Kështu, në vitin 2012 si të shpërngulur janë paraqitur 983 persona, që janë larguar nga Republika e Maqedonisë. Nga të shpërngulurit 505 persona kanë qenë meshkuj, ndërsa 478 femra. Pothuajse 70% nga të shpërngulurit kanë qenë në moshën mes 30 dhe 64 vjeçare, ndërsa 55% kanë thënë se shpërngulet për shkaqe familjare.

 

Numri i përgjithshëm i personave të paraqitur si të ardhur nga shtete të tjera në Republikën e Maqedonisë, në periudhën 2007-2015 (3.130) është 40% nga numri i përgjithshëm i personave të paraqitur si të shpërngulur nga Maqedonia në shtete tjera (7.688). Sipas viteve, statistika duket kështu:

Viti Të ardhur në RM Të shpërngulur nga RM diferenca
2007 483 238 245
2008 269 775 -506
2009 272 789 -517
2010 326 943 -617
2011 370 1161 -791
2012 396 1330 -934
2013 490 945 -455
2014 265 740 -475
2015 259 767 -508
Gjithsej 3130 7688 -4558

Nga tabela mund të shihet se numri më i madh i personave të paraqitur si të shpërngulur është shënuar në vitin 2012, kur paraqitet dhe diferenca më e madhe në numrin e personave të shpërngulur (1.330) dhe numrin e personave të ardhur (396). Vetëm në vitin 2007 numri i personave të ardhur është më i madh se numri i personave të paraqitur si të shpërngulur për 245 persona.

 

Nëse bëhet analizë e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të cilët janë shpërngulur në periudhën 2007-2015 në nivel komunash, do të shihet se përqindja e qytetarëve që janë shpërngulur në raport me popullsinë e përgjithshme në një komunë është më i lartë në komunën Debarcë. Përkatësisht, për këto 9 vjet përqindja e të shpërngulurve është 10,54%. Me numra kjo është 472 persona të shpërngulur nga 4.477 (numri mesatar i banorëve në periudhën e analizuar). Pas kësaj janë komunat Ohër me 6,26% ose 3.361 persona të shpërngulur nga 53.628 (numri i përgjithshëm i banorëve) dhe Makedonska Kamenica, poashtu me 6,21% ose 485 persona të shpërngulur nga 7.797 (numri mesatar i banorëve).

Përqindja e qytetarëve të shpërngulur në krahasim me numrin total të popullsisë së komunës nga viti 2007-2015

109876543210DebarcëOhërMakedonska Kamenicë10.54%6.26%6.21%

Sa i takon personave të ardhur<![if !supportFootnotes]>[1]<![endif]> në periudhën 2007-2015, këtu kryeson komuna e Resnjës ku përqindja e personave të ardhur është 4,72% nga popullsia e përgjithshme në këtë komunë, ose 770 nga 16.297 banorë (numri mesatar i banorëve në periudhën e analizuar). Pas saj vijon komuna Qendër me 3,83% ose 1.741 nga 45.412 banorë. Më tej vijon komuna Llozovë me 3,76 ose 99 nga 2.627 banorë.

Përqindja e qytetarëve të ardhur në krahasim me numrin total të komunës nga viti 2007-2015

4.54.03.53.02.52.01.51.00.50ResnjëQendërLlozovë4.72%3.83%