Opsionet e LR-PDSH-së për qeverin e re Nga inaonline – 07/05/2017

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-30 08:09:22Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

 

Nga një  burimi  besueshëm  brenda LR-PDSH-së  fol.mk mëson  se ditëve në vijim pas daljes nga spitali  dhe të  përmirësimit të gjendjes shëndetsore të kryetarit të tyre z. SELA  pritet të diskutohet  për pjesëmarrjen eventuale edhe të Aleancës, respektivisht LR.PDSH-së  në qeverinë e re reformatatore të udhëhequr nga LSDM.

Sipas zyrtarit të kësaj partie fol.mk merr vesh se  shumica e anëtarëve të kryesisë  brenda LR.PDSH -së janë për opcionin për të mbështetur qeverinë reformatore me votat e saja, pa pjesëmarrje direkte  në ndarjen e posteve ministrore,  ku sipas këtij burimi prioritet për agjendën e LRPDSH-së janë ndryshimet ligjore për avansimin e përdorimit të gjuhës, mekanizëm.mbrojtës për ndarjen e drejtë të buxhetit, funksionimi i shtetit ligjor që nënkupton zbardhjen e rasteve të montuara politike si dhe zhbllokimi i proceseve eurointegruese.

Në variantin tjetër, mbase edhe mund të bëhen pjesë e ndarjes së përgjegjësive nëse edhe pjesë e kësaj qeveria bëhet edhe lëvizja Besa, si dhe partia e Menduh Thaçit në mënyrë që qeveria të jetë sa më gjithëpërfshirëse.

Në një rast tjetër rrefuzimi i pjesëmarrjes së Lëvizjes BESA në qeverinë e udhëhequr nga LSDM , ngjashëm si me aktin e sjelljes së tyre me mosvotimin e Kryetarit të Parlamentit  rrezikon shkuarjen e vendit  në zgjedhje të parakohshme dhe ky do të ishte shërbimi më i mirë që mund ti bëhej  VMRO-së dhe Gruevskit.  Andaj nga burimi i mësipërm brenda  Aleancës  thonë se me të madhe qarkullon   bindja se nëse edhe më tej vazhdon sjellja infantile e Besës në raport me krizën gjoja se nuk duan të jenë në bashkëqeverisje me BDI-në, atëherë edhe Aleanca për Shqiptarët do të tërhiqet. Ky burim thekson se ka zëra në këtë strukturë që thonë se nuk duan vetëm ata të bëhen kurban i interesit kombëtar, ndërsa BDI dhe BESA ta shohin vetëm interesin partiak!