Ora letrare e konkursit për krijim më të mirë në poezi dhe prozë ne Tetove

Në një ambient të bukur dhe në prezencë të krijuesve dhe dashamirëve të së bukurës së shkruar, në kafenenë Shend e Verë sonte u organizua Ora Letrare me ç’rast në kuadër të konkursit letrar u ndanë çmimet për krijuesit më të mirë në prozë e poezi, konkurs ky i cili për të katërtën herë rradhazi shpallet nga komuna e Tetovës me rastin e Manifestimit tradicional Tetova Feston Nëntorin, që ka për qëllim nxitjen dhe promovimin e krijimtarisë autentike letrare. Juria profesionale në përbërje: Prof. Ejup Ajdini, prof. Esmije Vejseli dhe prof. Hashim Baftijari, vendosi që për këtë vit të ndajë çmimet si vijon: Për krijim më të mirë letrar në poezi vendin e parë e mori Blerona Braho nga qyteti i Strugës, vendi i dytë i takoi autores Arlinda Baftiu nga Shkupi, kurse vendi i tretë i takoi Adem Abdullahut.
Në kategorinë për krijim më të mirë letrar në prozë, juria letrare vendosi që këtë vit, vendi i parë ti ndahet autorit Arlind Farizi me verpën “Dashuria prej nervash”, vendi i dytë u nda për autoren Antigona Alili me veprën “Rrëfim mbi errësirën”, kurse vendi i tretë për këtë edicion të manifestimit Tetova Feston Nëntorin i takoi autorit Gent Mehmeti, me veprën “Butësia e shpirtit tim fisnik”./antpress