Osman Kadriu: Pas 100 ditëve Zaev do t’i ndërrojë ministrat

 

Bazuar në përbërjen e re qeveritare profesori universitar Osman Kadriu në intervistën e tij për Lajm TV ka deklaruar se pas kalimit të afatit 100 ditor, Zoran Zaev do të kërkon rekonstruksionin e Qeverisë.

“Kjo ndodhë kur Qeveria nuk ushtron detyrat që ka, dhe atëherë kryeministri ka obligim t’i paraqitet parlamentit me propozim për rekonstruksionin e Qeverisë. Kjo do të ndodhë 100%, dhe ky rekonstruksion do të shkojë deri në zëvendësimin e ministrave, më së shumti 1/3 e Qeverisë”, veçon mes tjerash Kadriu.

Sipas tij mund të vijë edhe te votëbesimi i Qeverisë.